Arbëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Ilustrim
 

Shtatë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 786 persona me COVID-19, nga 3513 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 489 pacientë ndërsa 271 të tjerë janë shtruar në spital.