Arbëri

60 mijë të papunë, ekspertët ekonomikë thonë se s’ka rimëkëmbje me skema sociale

Foto: Koha
Foto: Ilustrim
 

Kosova nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike vetëm me shpërndarje të buxhetit për kategoritë sociale dhe me një mbështetje të mangët për bizneset dhe punëtorët e afektuar nga pandemia COVID-19.

Kjo formë e mbështetjes është kritikuar nga njohësit e ekonomisë, të cilët kërkojnë nga kjo qeveri dhe ajo që vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit një platformë serioze që reflekton me situatën reale nga goditja e pandemisë në shuarjen e mbi 60 mijë vendeve të punës, bankrotimin e mijëra bizneseve dhe humbjen e tregjeve.