Arbëri

LDK-ja thotë se Osmani kërcënoi KQZ-në duke tentuar të favorizojë një grup politik

LDK-ja thotë se Osmani kërcënoi KQZ-në duke tentuar të favorizojë një grup politik
 

Kandidatja për deputete e LDK-së, Ardita Dushi, i ka quajtur kërcënim deklaratat e djeshme të ushtrueses së presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me KQZ-në. Ajo tha se është bërë shkelje kushtetuese.

“Dje është kërcënuar KQZ-ja. Ky është institucion i pavarur që nuk guxon të kërcënohet, është kërcënuar nga ata që duhet të sigurojnë funksionimin e pavarur të tij. Është shkelje kushtetuese, e para është ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një grupi politik”, tha ajo në një konferencë për media.