Arbëri

Qeveria gjermane thotë se e mbështet Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Qeveria gjermane thotë se e mbështet Zyrën e Prokurorit të Specializuar
Foto: Reuters
 

Qeveria gjermane thotë se i kushton rëndësi të madhe dhe e mbështet Zyrën e Prokurorit të Specializuar që merret me krimet që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja.

“Nga perspektiva e Qeverisë Federale, sqarimi i krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut luan rol qendror në procesin e pajtimit”, thiuhet në një përgjigje të Qeverisë gjermane ndaj një hetimi të bërë nga e majta në parlamentin gjerman, raporton “Deutsche Welle”, që thotë se ka qasje në atë dokument. “Korrupsioni dhe krimi i organizuar ende vazhdojnë të jenë sfida kryesore për politikën dhe ekonominë e Republikës së Kosovës”.