Arbëri

Java kritike: Tre skenarë deri te vendimi final për listat e kandidatëve

Prishtinë, 24 janar – Fundi i javës që po nis, do t’i japë epilog çështjes së certifikimit të listave të kandidatëve për deputetë. Në këtë javë kritike mund të shihen tre skenarë, të cilët nuk përjashtojnë as mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga partitë që do të ndahen të pakënaqura me vendimmarrjen.

Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk i certifikoi disa lista kandidatësh, përfshirë atë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), subjekt politik që sondazhet po e nxjerrin si fitues absolut. U vendos kësisoj, ngaqë kjo parti dhe të tjerat, nuk i zëvendësuan me kandidatë të tjerë, ata për të cilët Këshilli Gjyqësor konfirmoi se në tre vjetët e fundit janë dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë. E Gjykata Kushtetuese konstatoi një muaj më parë se, “në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës ..., në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, personat që kanë të tilla dënime nuk mund të jenë kandidatë për deputetë e as të fitojnë mandat të vlefshëm në Kuvend.