Arbëri

Mustafa: Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje

 

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka paralajmëruar shkuarjen në zgjedhje të reja, menjëherë pas atyre të 14 shkurtit, në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai për televizionin publik ka thënë se formimi i institucioneve të reja pas 14 shkurtit kësaj radhe do të jetë më e ndërlikuar, pasi nevojiten 80 vota për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit.