Arbëri

Orlando: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Orlando: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme
 

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, duke përkujtuar se e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe se një gjë të tillë e meriton populli i saj.

“Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar ai në Twitter.