Arbëri

Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
 

Pesë persona kanë vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.842 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).