Arbëri

KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme

KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme
 

Prishtinë, 26 janar (Ekonomia Online) - Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë, raporton Ekonomia Online.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.