Arbëri

Vërshohen shtëpi banimi në rrethinat e Fushë-Kosovës dhe të Pejës

Vërshohen shtëpi banimi në rrethinat e Fushë-Kosovës dhe të Pejës
Foto: Besart Ujkani & Arben Llapashtica \ KOHA \ Arkiv
 

Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës. Nga këto reshje janë vërshuar disa shtëpi banimi e disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime lokale. Kështu ka bërë të ditur përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj.

Koqinaj nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se mbrëmjen e së martës janë vërshuar dy shtëpi banimi në fshatin Kozimin të Fushë-Kosovës dhe disa shtëpi në fshatin Grebnin e Dresnik të Pejës. Sipas tij, në rajone të tjera situata paraqitet e qetë.