Arbëri

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
 

Tetë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas raportit të së mërkurës, sot janë regjistruar edhe 301 raste të reja nga testimi i 2325 mostrave, që paraqet shifër rekorde deri tash të testimeve.

Rastet e vdekjes janë nga Deçani (91-vjeç), Gjakova (75-vjeç), Gjilani (85-vjeç), Malisheva (82-vjeç), Obiliqi (70-vjeç), Prishtina (61-vjeç), Skenderaj (74-vjeç) dhe Vushtrria (54-vjeç).