VV-ja, AAK-ja dhe PAI kërkojnë hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-së

VV-ja, AAK-ja dhe PAI kërkojnë hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-së
Gjykatës Supreme i janë drejtuar për ankesë subjektet politike, të cilave PZAP-ja ua largoi nga lista disa prej kandidatëve për deputetë.
Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që miratoi pjesërisht vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e kandidatëve të dënuar në tre vjetët e fundit, lista e Vetëvendosjes ka mbetur pa bartësin e saj dhe 4 kandidatë të tjerë, Nisma pa 12 e AAK-ja pa katër të tillë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur të bindur se Gjykata do të vendosë në favor të tyre, me arsyetimin se ka argumente të mjaftueshme.
Por në rast se edhe Supremja hedh poshtë ankesën e tyre, zyrtari ligjor i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu, ka thënë se do të ankohen edhe në Kushtetuese.
“Nëse ndodh e kundërta kjo është tani jemi në dy rrafshe. Në rrafshin politik, organet e LVV-së do vendosin më tutje si do të veprojnë, dhe patjetër do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e një vendimi të tillë”, ka thënë Sallahu.
Përveç LVV-së, se kanë dorëzuar ankesë në Supreme e kanë konfirmuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por që zyrtarë të saj nuk kanë pranuar të deklarohen për media.
Derisa nga Nisma Socialdemokrate nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit, nëse brenda afatit ligjor janë ankuar në Supreme.
Për moscertifikimin e katër kandidatëve ankesë ka dorëzuar edhe Partia e Ashkalinjve për Integrim.
“Edhe vendimi i KQZ-së edhe vendimi i PZAP-së bien ndesh me Kushtetutën E Republikës së Kosovës, neni 45 të saj për shkak se çdo qytetarë i Republikës së Kosovës mbi 18 vjet ka të drejtë për t`u zgjedhur edhe për të marrë pjesë në zgjedhje në kuadër të kësaj Kushtetute”, ka thënë Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim.
Me përfundimin e procesit nga Supremja, Komisionit Qendror Zgjedhor i hapet rruga për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
VV-ja e AAK-ja dorëzojnë ankesë në Supreme
Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar sot ankesat në Gjykatën Supreme në lidhje me moscertifikimin e listave të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.
KQZ-ja nuk certifikoi listat e VV-së dhe AAK-së, pasi sipas aktgjykimit të Kushtetueses, disa kandidatë kishin probleme me ligjin.
Pas kësaj, partitë, përfshirë edhe Nismën shtruan ankesa në PZAP, por edhe aty morën përgjigje të njëjtë dhe sot kanë shfrytëzuar instancën e fundit për apelim sa u përket zgjedhjeve – Gjykatën Supreme.
Mes pesë kandidatëve nga VV-ja që nuk plotësojë kushtet për certifikim, është edhe lideri Albin Kurti. Të tjerët janë: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.
Pas dorëzimit të ankesës në Supreme, anëtari i VV-së, Blerim Sallahu, ka thënë se në gjykatë kanë dorëzuar argumente të mjaftueshme për të certifikuar kandidatët e tyre.
“Kodi Penal mbi të cilën i janë shqiptuar dënime kandidatëve tanë s’përbën asnjë efekt juridik, dhe ne besojmë që kandidatët tanë do të certifikohen duke ditur edhe profesionalizmin që ekziston në Gjykatën Supreme”, është shprehur ai.
Ai ka shtuar se nuk besojnë se Supremja do ta rrëzojë ankesën, por nëse ndodh kjo atëherë nuk e përjashton mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese.

E kandidatët e AAK-së që nuk plotësojnë kushtet ligjore për certifikim janë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.
Sot është afati i fundit për të bërë këtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Serbët nga Kosova vazhdojnë të vaksinohen në Serbi në mënyrë të organizuar

Kurti nga Tirana: Ndryshimet në Kosovë janë bërë, edhe Shqipëria ka nevojë
Gati gjysmë milion euro pagesa për avokatët e të akuzuarve nga Specialja

Lajçak: Dialogu i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Avokati i Popullit: Momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë

Votat e diasporës ia shtojnë VV-së një deputet deri tash

Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, VV-ja merr 78 për qind

Rudina Lushaku, imazhi i HANDIKOS-it me shumë vullnet për jetë

I emëruari nga Abrashi dhe i kthyeri nga Veliu e çojnë “luftë” për zyre në MI
Kurti ua kthen letrat Netanyahut e Erdoganit, s’përmend Jerusalemin

Rugova e akuzon Mustafën se po krijon klane brenda LDK-së
