Arbëri

Zemaj fton për respektim të masave anti-COVID tri ditë pasi vetë i shkeli ato

Zemaj fton për respektim të masave anti-COVID tri ditë pasi vetë i shkeli ato
Fotografia e postuar nga Zemaj
 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ftuar qytetarët që t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e COVID-19. Kjo thirrje e tij vjen tri ditë pasi u kritikua për një tubim që kishte mbajtur në Deçan.

Ai vetë kishte postuar fotografi në rrjetin social Facebook e në të cilën shihet Zemaj në një tavolinë të madhe me dhjetëra aktivistë të LDK-së, pa maska e pa distancë.