Arbëri

Lëndët për statusin e viktimës së dhunës seksuale trajtohen mbi tri herë, 904 persona me pension

Foto: EO
 

Prishtinë, 31 janar (Ekonomia Online) - Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, deri tash ka pranuar mbi 1,389 aplikacione për pension, ku 50 për qind e lëndëve janë trajtuar mbi tri herë, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij komisionit, Minire Begaj-Balaj, në një intervistë për Ekonomia Online , tha se prej aplikacioneve që kanë pranuar, 31 janë burra të cilët kanë përfituar këtë pension nga shteti.