Arbëri

IKSHPK-ja thotë se cilësia e ujit për pije është brenda standardeve, reduktimet do të vazhdojnë

Foto: Koha / ilustrim
 

Cilësua e ujit për pije që vjen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është brenda standardeve të parapara, thuhet në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Në një letër që Qendra e Ujit në IKSHPK ka shkruar për cilësinë e ujit gjatë reshjeve të fundit dhe shfrytëzimit të resurseve alternative, bëhet e ditur se si pasojë e shtimit të turbullirës është shkaktuar edhe ngadalësimi i trajtimit të ujit dhe është zvogëluar kapaciteti prodhues.