Arbëri

Hoti fton bizneset të informohen me mundësitë që ofron Marrëveshja e Washingtonit

Më 31 dhjetor 2020, kryeministri në detyrë, Hoti, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan këtë marrëveshje për nxitjen e investimeve, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt – Pak ditë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Nxitjes së Investimeve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i ka ftuar për të hënën përfaqësuesit e bizneseve për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje.

Ai përmes një njoftimi në “Facebook” ka theksuar se Kosova është e vetmja në Ballkan që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë.