1 perditesime
Arbëri

VV-ja i përgjigjet Mustafës për ngjyrën e kuqe: Lidhet ekskluzivisht me dashurinë për vendin

VV-ja i përgjigjet Mustafës për ngjyrën e kuqe: Lidhet ekskluzivisht me dashurinë për vendin
Isa Mustafa (majtas) dhe kreu i VV-së, Albin Kurti / Arkiv
13:49

VV-ja i përgjigjet Mustafës për ngjyrën e kuqe: Lidhet ekskluzivisht me dashurinë për vendin

Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafa, lidhur me interpretimin e tij për ngjyrën e kuqe.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se ngjyra kuqe për 14 shkurtin lidhet ekskluzivisht me dashurinë për vendin.

“Interpretimi i Isa Mustafës mbi ngjyrën e kuqe është thellësisht subjektiv. Imagjinata e tij është normalisht e ndikuar me vet të kaluarën e tij. Problemi qëndron te fakti se ai mendon se të gjithë të kuqen e shohin siç e sheh ai. Jo, në një botë normale e kuqja, e kuqja e 14 shkurtit nuk simbolizon asgjë më shumë se dashurinë. Pra, jemi në ngjyrën e kuqe të vitit 2021, jo në atë të para vitit '89. Zemra, zemra e kuqe është simbolizim i dashurisë. Ndërkaq 14 shkurti i vitit 2021, ngjyra e kuqe e kësaj date lidhet ekskluzivisht me DASHURINË PËR VENDIN”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

10:07

Mustafa vë në pikëpyetje qëndrimet e VV-së dhe “shallat e kuqe”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e partisë rivale, Vetëvendosje, dhe fushatën e saj për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka thënë se element themelor për të marrë vendim se për kë duhet të votohet është informata. Ka shtuar se nuk është i sigurt se “qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit”.

“Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!” ka shkruar më tej Mustafa duke iu referuar fushatës së VV-së dhe një shkrimi të zyrtarit të VV-së, Blerim Sallahu, që të martën u shpreh se “Alternativë tjetër s’ka: Pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojmë ta ndërtojmë Republikën e Tretë!”