Arbëri

Selimi: Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve së shpejti procedohet për miratim në Qeveri

Selimi: Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve së shpejti procedohet për miratim në Qeveri
 

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve shumë shpejt procedohet për miratim në Qeveri.

“I lumtur që Draft Rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit shumë shpejt do të procedohet për miratim në Qeveri. Kjo është edhe një prej mjeteve të shumta për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë nëpër institucione” ka shkruar Selimi në Facebook.