3 perditesime

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka prezantuar planin e LDK-së për kulturën. Ajo tha se fokus do t’u jepet krijuesve të pavarur.

18:06

Dumoshi: Veç kur kam dalë në vizitë, kanë dalë punëtorët për ndërtimin e Muzeut të Natyrës

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se vetëm kur kishte dalë ajo në vizitë, te Muzeu i Natyrës në Sllatinë kishin dalë edhe punëtorët për ndërtim.

Në KTV ajo ka thënë se projekti i nisur më 2016, e me ndërtimin e nisur më 2019, ka ngecur për shkak “të një problemi”.

Sipas saj, është formuar një komision për të gjetur një zgjidhje.

“Veç kur kam dalë në vizitë, kanë dalë punëtorët për ndërtimin e Muzeut të Natyrës. Aty ka një problem. Tash është formuar komisioni. Janë mbledhë grupet. Kam kërkuar raport sepse kam pa raportimin e KOHËS”, ka deklaruar ajo.

Si pasojë e këtij problemi në këtë projekt, Dumoshi ka thënë se në kulturë duhet të ketë planifikim më të mirë të buxhetit dhe projekteve.

17:58

Dumoshi: Është synuar të tjetërsohet hapësira e destinuar për Teatrin e Operës dhe Baletit

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga projekti për Teatri e Operës dhe Baletit. Mosrealizimin e projektit për këtë teatër, ajo e ka quajtur të pafalshëm.

“Është e pafalshme për 20 vjet që ne mos ta kemi teatrin e operës dhe baletit. Në 2004 në asamblenë e kuvendit komunal është aprovuar hapësira tek fakulteti teknik. Tash MKRS në buxhet e ka për shumë vite secili mandat që vjen, është në buxhet. Nëse një projekt është me vite në buxhet dhe gjithmonë të krijoj probleme cila politikë e mer pushtetin, është e pafalshme. Është e pafalshme pse nuk e ngritin zërin komuniteti kulturor”, tha ajo.

Dumoshi tha se është synuar të tjetërsohet hapësira ku është menduar të jetë teatri, porse sipas saj, ajo hapësirë është në pronësi të ministrisë.

“Kur kam ardhur si ministre, kam kërkuar historikun nga komuna e Prishtinës, është synuar të tjetërsohet pjesa e hapësirës, kam kërkuar të gjitha dokumentet dhe ende është pronë e MKRS-së. Është paraparë projekti i fizibilitetit, tash është në rivlerësim. Në mbledhjen e kuvendit të komunës së Prishtinës ka qenë pikë që të ridestinohet parcela. Nuk mundet të ridestinohet. Ne nuk do heqim dorë prej këtij projekti. Do vlerësohet projekti dhe do konkurrojmë për lejen e punës”, tha ajo.

17:37

Zefaj: Do të identifikojmë të gjitha organizatat e kulturës dhe më pas do bëhet vlerësimi i tyre

Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Engelbert Zefaj, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e tij ka përgatitur programin që do ta reformonte pjesën e kulturës.

Zefaj tregoi dy hapat e parë që do të ndërmerren për reformat në kulturë, nëse LDK-ja merr pushtetin, ku si fillim do të bëhej identifikimi i organizatave të kulturës e më pas edhe vlerësimi i tyre.

“Për organizimin e komunitetit të kulturës kemi punuar në programin tonë dhe aty është zbërthyer shumë mirë. Hapi i parë është të identifikojmë të gjithë kriteret e kulturës, përfshirë shoqatat, organizatat, klubet e të tjera. Hapi i dytë është bashkëpunimi me ekspertë të fushës do të bëhet vlerësimi i tyre, përfshirë sektorin publik dhe privat. Kjo nuk do të jetë statike, pasi ne do t’i përcjellim hap pas hapi edhe pas vlerësimit”, tha Zefaj në “Zgjedhjet në KOHË”.

Ai shtoi se këtë kanë filluar ta bëjnë edhe sa ishin në qeveri, por sipas Zefajt, shtatë muaj ishin të pamjaftueshëm për të përfunduar reformat e plota në komunitetin e kulturës.

17:28

Dumoshi prezanton programin e LDK-së për kulturën

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka prezantuar planin e LDK-së për kulturën. Ajo tha se fokus do t’u jepet krijuesve të pavarur.

“Në programin tonë janë fuqizimi i institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë përmes pavarësisë financiare. Ne i kemi pavarësi që është hap i rëndësishëm. Pjesa e dytë është përkrahja e krijuesve të pavarur që kemi pasë komunikim të jashtëzakonshme. Që aga fillimi i mandatit kam kërkuar si ta rregullojmë pjesën që i jep shumë kulturës në Kosovë dhe jashtë. Prioritet është ta krijojmë një ombrellë që do jenë të gjitha, sidomos fusha e të pavarurve. Do tu jepet rëndësi organizatave që janë të fuqishme në prezantimin e kulturës. E kemi digjitalizimin e institucioneve tona”, tha ajo në "Zgjedhjet në Kohë" në KTV.

Dumoshi tha se për arsye të ndryshme, një prej të cilave pandemia me COVID-19, Ministrisë i janë zbritur 9 milionë euro nga buxheti.

“Ka qenë vit sfidues. Ministrisë 9 milionë iu kanë zbritë për arsye të ndryshme. Investimet kapitale deri vonë nuk kemi mundur t’i procedojmë. Tash buxheti është rreth 35 milionë, gjithmonë në buxhete kanë qenë edhe 10 milionë të AKP-së që nuk janë shfrytëzuar. Programin tonë me këtë gjendje pandemie, me menaxhimin që do ta bëjmë do t’i përfshijmë të gjithë kërkesat, t’i harmonizojmë. Por së pari duhet të rregullohet statusi i të pavarurve. Pjesa e të pavarurve në historinë e ministrisë, i kemi mbështetur me mbi 1 milion euro”, tha ajo.