Arbëri

Ahmeti: Kjo është koha më e keqe për ta marrë VV-ja pushtetin

Foto: KOHA
 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se kjo është koha më e keqe që Lëvizja Vetëvendosje ta merr pushtetin. Kjo për arsye se sipas tij, vendi është gjendje të vështirë ekonomike dhe financiare.

Duke përmendur largimin e Qeverisë Hoti, Ahmeti ka shkruar se pritjet për qeverisjen e VV-së janë joreale, në kohën kur financat dhe ekonomia janë buzë greminës.