Arbëri

Kosova dhe Italia nënshkruajnë për herë të parë marrëveshje në fushën e sigurisë

 

Kosova dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e sigurisë për herë të parë. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Romë ku po qëndron një delegacion nga Kosova i Ministrisë së Mbrojtjes.

Plani dypalësh u nënshkrua pas një takimi 6-orësh, ku u caktuan projektet e bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Italisë.