Arbëri

FSK-ja ngre flamurin shtetëror për 13-vjetorin e Pavarësisë

FSK-ja ngre flamurin shtetëror për 13-vjetorin e Pavarësisë
Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror në 13-vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Në një ceremoni të organizuar në oborrin e Qeverisë, të pranishëm ishin edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.