Arbëri

Alarmi i partive boshnjake: Vuçiqi e Lista Serbe përcaktuan dy nga tre deputetët tanë

Alarmi i partive boshnjake: Vuçiqi e Lista Serbe përcaktuan dy nga tre deputetët tanë
Emilia Rexhepi dhe Duda Bale kanë akuzuar Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë, përkatësisht në shtrembërimin e vullnetit të votuesve boshnjak
 

Pas Duda Bales, që në zgjedhjet e fundit kandidoi me partinë e saj të sapoformuar SDU, edhe një deputete nga legjislatura e fundit, Emilia Rexhepi, ka ngritur shqetësimin se deputetët e minoritetit boshnjak janë përcaktuar me votat serbe dhe me ndikim direkt nga Beogradi.

Në bazë të Kushtetutës, tri ulëse në Kuvend janë të rezervuara për boshnjakët dhe në bazë të rezultateve preliminare, ato tri ulëse i kanë fituar “Ujedinjena Zajednica” e Adriana Hoxhiqit, Koalicioni Vakat dhe “Nova Demokratska Stranka” e Rexhepit.