Arbëri

Sejdiu: Kuvendi “i pazareve” i 2019-s në LDK i parapriu rezultatit të dobët në zgjedhje

 

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kthyer në kujtesë Kuvendin e nëntë zgjedhor në LDK, duke thënë se ai “kuvend i pazareve të konsensusit” solli rezultatin e rëndë për LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Më 3 gusht 2019, Isa Mustafa kishte fituar mandatin e tretë në krye të LDK-së. Ai ishte zgjedhur kryetar me aklamacion, duke marrë shumicën e votave nga 355 delegatët e zgjedhur në kuvendet e degëve. Sejdiu, që ishte pretendent për kryetar, kishte marrë vetëm 78 vota. Pasi s’kishte marrë përkrahjen ai kishte lëshuar sallën gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. Kuvendi kishte vazhduar me dyer të mbyllura.