Arbëri

Planifikohet ndërtimi i një hidrocentrali të ri në Drinin e Bardhë

Shfrytëzimi i rrjedhës së lumit Drini i Bardhë për prodhim të energjisë ka ngritur shqetësim te banorët përreth, të cilët thonë se nuk kanë informata për këtë projekt

Prizren, 21 shkurt - Një digë me lartësi afro 13 metra po planifikohet të ndërtohet në grykën e Drinit të Bardhë, në Dobrushtë të Prizrenit.

 

Prizren, 21 shkurt - Një digë me lartësi afro 13 metra po planifikohet të ndërtohet në grykën e Drinit të Bardhë, në Dobrushtë të Prizrenit.

Kompania “EcoDri” së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Komunën e Prizrenit të enjten do të mbajnë një dëgjim publik për të diskutuar për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis.