Arbëri

Shoqëria Civile kërkon të hetohen votat e komunitetit boshnjak

 

Shoqëria Civile në Kosovë ka kërkuar reagim nga faktorët vendor dhe ndërkombëtar, për siç kanë thënë ata, për shkeljen flagrante të të drejtave politike të komunitetit boshnjak dhe të komunitetit rom në Kosovë, duke ua mohuar të drejtën e përfaqësimit të garantuar dhe të rezervuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Reagimi djeshëm i organizatave boshnjake të shoqërisë civile në Kosovë thekson se “Sipas rezultateve preliminare, partitë politike boshnjake morën 7,000 vota më shumë në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Një listë që luftoi për një vend të garantuar për boshnjakët mori numrin më të madh të votave në zonat ku nuk ka fare boshnjakë sipas regjistrimit, ose ka shumë pak në krahasim me votat e marra.”