Arbëri

100 gjoba për kompanitë – Millaku: Ndërtimtaria prin me shkeljen e të drejtave të punëtorëve

100 gjoba për kompanitë – Millaku: Ndërtimtaria prin me shkeljen e të drejtave të punëtorëve
 

(EkonomiaOnline) - Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit në Inspektoratin e Punës, Agim Millaku ka thënë se kanë shqiptuar rreth 100 gjoba ndaj kompanive për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve në vendin e punës në muajt e parë të këtij viti.

Ai thotë se qëllimi i tyre s’është dënimi ndaj kompanive, por vetëdijesimi për respektim të të drejtave të punëtorëve.