Rohde pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit: Të përmbahemi nga gjuha e urrejtjes
- 17:22Rohde pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit: Të përmbahemi nga gjuha e urrejtjes
- 12:03Abbott: Disa politikanë kanë nxitur urrejtje dhe frikë brenda komuniteteve
- 11:30Hoti për sulmin fizik ndaj djalit të Rashiqit: Autorët të përballen me forcën e ligjit
- 10:11KMDLNj kërkon hetim për sulmin ndaj djalit të Rashiqit
- 10:06Janjiq e quan çnjerëzor sulmin ndaj të birit të Rashiqit
- 09:53Ambasadori italian e quan të motivuar politikisht sulmin ndaj djalit të Rashiqit
Rohde pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit: Të përmbahemi nga gjuha e urrejtjes
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas rastit të djeshëm, ku është sulmuar në Llapnasellë dhe ka marrë lëndime të rënda trupore djali i politikanit Nenad Rashiq.
“Lidhur me incidentin e fundit në Llapnasellë, është me rëndësi që forcat e rendit të hetojnë plotësisht. Gjithë aktorët duhet të përmbahen nga gjuha e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes është e rrezikshme. Çelësi është të punohet së bashku drejt një të ardhme të përbashkët për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Ai sot është takuar edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë, Goran Rakiqin e Listës Serbe, ndërsa ka thënë se në takim me Rakiqin është cekur rëndësia që të shfaqet maturi politike.
cRegarding the recent incident in Llapnasella/Laplje Selo – important for law enforcement to fully investigate. All actors need to refrain from inflammatory language. Hate speech is dangerous. Working together towards a joint future for all in Kosovo is key
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 23, 2021
Abbott: Disa politikanë kanë nxitur urrejtje dhe frikë brenda komuniteteve
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka reaguar edhe njëherë për sulmin fizik ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq.
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se disa politikanë kanë nxitur kulturë urrejtjeje dhe frike brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme.
“Sulmi i djeshëm pa sens ndaj djalit të Nenad Rashiqit është perceptuar si akt politik. Ambasada Britanike dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për një debat politik më të qetë, më të arsyeshëm, më pak personal. Disa politikanë kanë nxitur kulturë urrejtjeje dhe frike, mjegullie dhe tradhtie, brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme”, ka shkruar ai.
Abbott ka bërë thirrje përsëri që kjo praktikë të ndalojë.
AI ka shtuar se klasa politike dhe mediat duhet të reflektojnë, sepse sipas tij, lejimi i një kulture të i rrezikon njerëzit.
Hoti për sulmin fizik ndaj djalit të Rashiqit: Autorët të përballen me forcën e ligjit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dënuar dhunën fizike ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se dhuna është e papranueshme.
Ai ka bërë thirrje që rasti të hetohet nga organet kompetente dhe kryesit e këtij akti të dalin para ligjit.
“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar ai.
KMDLNj kërkon hetim për sulmin ndaj djalit të Rashiqit
KMDLNj ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq derisa ka kërkuar hetim nga institucionet përkatëse lidhur me rastin.
KMDLNj ka thënë se reagimi i institucioneve ka qenë në shpërputhje me rrezikun që u janë nënshtruar politikanët serbë të Kosovës.
“Dhuna ka eskaluar kryesisht para zgjedhjeve, gjatë fushatave dhe ditën e zgjedhjeve për të frikësuar votuesit dhe në këtë mënyrë janë eliminuar nga skena politike thuaja të gjithë liderët politikë serbë të Kosovës që kanë udhëhequr një politikë të arsyeshme, jokonfrontuese, integruese dhe bashkëpunuese. Pikërisht për këtë janë sulmuar, linçuar publikisht Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerë në mesin e të cilëve ka pasur të arrestuar nga BIA- a e Serbisë sikur ishte rasti i Sllobodan Petroviqit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj ka thënë se gjykata duhet të thotë fjalën e fundit nëse ishte koincidencë e rastit apo sulm i qëllimshëm ndaj Nikolla Rashiqit, për shkak të aktivitetit politik të babait të tij, Nenad Rashiq.
“Ndonëse rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Nikolla Rashiqit nxisin dyshime të bazuara për motivet e sulmit, KMDLNj fton të gjitha palët të përmbahen nga deklaratat paragjykuese, deri në një vendim të gjykatës kompetente. KMDLNj e vlerëson si shumë pozitive angazhimin e shpejtë dhe efikas të Policisë së Kosovës dhe prokurorisë së shtetit në zbardhjen e rastit e që nënkupton se ky rast po trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm”, vijon komunikata.
Janjiq e quan çnjerëzor sulmin ndaj të birit të Rashiqit
Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, e ka cilësuar çnjerëzore sulmin që disa serbë kryen ndaj djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, të martën në afërsi të një shkolle në Llapnasellë.
“Jam i tmerruar nga sulmi publik i rreth 30 serbëve ndaj të birit të politikanit serb Nenad Rashiq në fshatin Llapnasellë. Pa hyrë në temën e qëndrimeve të Nenadit, rrahja e fëmijës me shufra metali, boksa hekuri, shqyerje të fytyrës, të gjitha në mes të ditës para një turme të njerëzve që s’e ndihmonte, është e turpshme dhe e mjerë. Ky krim i tmerrshëm duhet të dënohet. Ata s’janë serbë, janë çnjerëzorë”, ka shkruar ai në një reagim në rrjete sociale.
Janjiq tutje e ka quajtur të frikshme se si po manipulohen të rinjtë.
Të martën, tetë serbë ishin arrestuar pas sulmit të rëndë që bënë ndaj të birit të Nenad Rashiqit. Sulmi ndaj politikanit që në publik konsiderohet zë kundër Listës Serbe ka zgjuar reagime të liderëve në vend. në anën tjetër Lista Serbe kërkoi që kësaj ngjarje të mos i jepet ngjyrim politik.
Rashiq, një politikan i moderuar serb, edhe më herët ishte ankuar se ka presione e kërcënime me jetë nga serbët, që sipas tij, dirigjohen nga Beogradi.
Ambasadori italian e quan të motivuar politikisht sulmin ndaj djalit të Rashiqit
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e ka dënuar sulmin ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se sulmi është i motivuar politikisht dhe si i tillë konsiderohet sulm ndaj demokracisë.
Orlando tutje ka shkruar se rasti duhet të dënohet nga institucionet përkatëse.
“I bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar ai.
Djali i Rashiqit është rrahur dje, derisa sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona.
I join the unreserved condemnation of the politically motivated aggression against the son of the Leader of the Progressive Democratic Party, Nenad Rashic, an attack on democracy itself. Violence must be firmly rejected by all & punished by the appropriate institutions.
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 23, 2021
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/gUV4ou5FkD
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Largohen nga puna 20 punëtorë të Aeroportit të Prishtinës

Raporti për pastrimin e parave, DASH: Shqipëria bëri pak përpjekje për ta penguar
Osmani takohet me zv.presidentin e Zvicrës, Cassis, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Bytyqi pas pezullimit: Jam ballafaquar me presione nga grupe të interesit brenda MI-së

Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta

Punëtorët e Doganës kërkojnë pagesat shtesë, në të kundërtën paralajmërojnë veprime sindikale

Humb jetën një minator në veri të Kosovës, prokuroria e cilëson të dyshimtë

Nesër KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare

Nesër rekomandohen masat e reja anti-Covid

Grenelli: Kurti dhe VV-ja besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve

Osmani në Zvicër: Prioritet i institucioneve do të jetë menaxhimi i pandemisë
