Arbëri

Kurti kërkon nga AKP-ja të mos hapë valë të re të privatizimit, paralajmëron masa

Kurti kërkon nga AKP-ja të mos hapë valë të re të privatizimit, paralajmëron masa
 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të mos hapë valë të re të privatizimit apo likuidimit.

Teksa ka kujtuar se në program qeverisës VV-ja synon rishikimin e procesit të privatizimit dhe trajtimit “ndryshe si të pronës publik ashtu edhe të asaj shtetërore”, Kurti ka thënë se ka marrë informatë që AKP-ja po synon të hapë valë të re të likuidimit.