Arbëri

Partia Demokratike e Serbisë akuzon Listën Serbe e Beogradin për rrahjen djalit të Nenad Rashiqit

Nenad Rashiq, i ati i 18-vjeçarit të rrahur të hënën në Graçanicë
 

Partia Demokratike e Serbisë ka dënuar sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, të hënë në Graçanicë.

Kjo parti opozitare në Serbi, që udhëhiqet nga Zoran Lutovac, ka thënë se nuk dëshiron të predikojë për rezultatin e hetimeve, por ka ftuar Listën Serbe dhe siç është thënë, shefat e saj në Beograd që të peshojnë fjalët para se të fyejnë dhe ta quajnë dike tradhtar.