Arbëri

Meta kthen në Kuvend ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”

Meta kthen në Kuvend ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”
 

Tiranë, 24 shkurt - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin që zgjat në 13 vjet afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”, tashmë pronë e “Kastratit Group”. Në një dalje për mediat të mërkurën , kreu i shtetit tha se marrëveshja është antikushtetuese dhe ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në Qeverinë dhe në Kuvendin tonë njëpartiak. Shtesa arbitrare është kryer në kundërshtim me rregullat. Kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur larg syrit të publikut. Në faqen zyrtare të Kuvendit nuk është bërë ende publike. Arsyeja është e thjeshtë, fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe ligjore”, tha ndër të tjerash Meta.