Arbëri

Tolaj: Afro gjysmë milioni qytetarë në Kosovë e kanë kaluar COVID-19

Tolaj: Afro gjysmë milioni qytetarë në Kosovë e kanë kaluar COVID-19
Foto: EO
 

Prishtinë, 25 shkurt (Ekonomia Online) - Fushata e subjekteve politike, sipas infektologut Ilir Tolaj, ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Tolaj ka thënë se bazuar në statistika, vlerësohet se në Kosovë deri më tash e kanë kaluar COVID-19 afro gjysmë milioni qytetarë, por se ende nuk është krijuar imuniteti kolektiv.