Arbëri

Kosova ngec me frigoriferë, Qeveria s’përgjigjet pse po vonohen vaksinat

Kosova ngec me frigoriferë, Qeveria s’përgjigjet pse po vonohen vaksinat
 

Qytetarët e Kosovës, edhe pas një viti që nga shfaqja e rasteve të para me virusin korona, nuk e dinë se kur mund ta kenë në dispozicion vaksinën kundër këtij virusi.

Ndonëse shkurti ishte muaji kur, sipas premtimeve të udhëheqësve institucionalë, do të arrinin dozat e para të vaksinës, kjo ende nuk ka ndodhur dhe as nuk dihet se kur do të ndodhë.