Arbëri

Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë Celsius
 

Në dy ditët e ardhshme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në mëngjes parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta, derisa do të fryjë erë në drejtime të ndryshme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.