Arbëri

Lajçaku vjen në Kosovë më 1 mars për vizitë 3-ditëshe

Lajçaku vjen në Kosovë më 1 mars për vizitë 3-ditëshe
Foto: KOHA
 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.

Duke filluar vizitën e tij në Kosovë nga 1 deri më 3 Mars, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.