Arbëri

Aktivistët për mbrojtje të mjedisit kërkojnë reagimin e të gjithë shoqërisë dhe mekanizmave kundër hidrocentraleve

 

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit, Ardian Nrecaj dhe Ali Sefaj, kanë porositur të gjithë qytetarët që nëse në hapësirat ku ata jetojnë synohet të ndërtohet ndonjë hiodrocentral i ri, të ngrenë zërin për të moslejuar degradimin e resurseve ujore. Të dy kanë thënë se Kosova ka arritur në një fazë ku më s’duhet të tolerohen fare shkelje të mundshme lidhur me hidrocentralet.

Në Express Intervistën në KTV, duke folur pas paralajmërimeve për një hidrocentral të ri në Drinin e Bardhë në Prizren, Nrecaj dhe Sefaj kanë thënë se tashmë qytetarët e Kosovës kanë nisur të vetëdijesohen dhe me zërin e tyre mund të parandalojnë ndërtimin e hidrocentraleve të reja.