Arbëri

Kurti i thotë Abbottit se s’duhet të ketë nguti për dialogun me Serbinë

Kurti i thotë Abbottit se s’duhet të ketë nguti për dialogun me Serbinë
 

Për dialogun me Serbinë s’duhet të ketë nguti duke premtuar me afate kohore dhe se për këtë proces duhet të ketë përgatitje të mira e një marrëveshje të qëndrueshme, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim që ka pasur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Siç ka njoftuar VV-ja, Kurti në këtë takim mku u urua nga Abbotti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, është shprehur i bindur se qeveria e re do të konsolidohet shpejt.