Arbëri

Me pamje pa koment, Euronewsi shfaq qytetarët që nga Kosova shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar

Me pamje pa koment, Euronewsi shfaq qytetarët që nga Kosova shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar
 

Duke e publikuar si video pa koment, mediumi prestigjioz “Euronews” ka shfaqur dështimin e shtetit të Kosovës që të sigurojë vaksina anti-COVID për qytetarët e saj. Në një video të shkurtër, ky medium ka treguar qytetarë serbë të Kosovës që nga Graçanica janë nisur me autobusë drejt Kurshumlisë për t’u vaksinuar.

“Serbia ka nisur vaksinimin e shtetasve të vet që jetojnë në Kosovë ku vaksinat ende s’kanë arritur. #PaKoment”, thuhet në përshkrim të videos në të cilën shfaqen qytetarë që hipin në autobus dhe më pas pamje të tyre në Kurshumli duke u vaksinuar. Siç përshkruhet në video, ngjarja kishte ndodhur të premten.