Arbëri

SBASHK-u kërkon që punonjësit arsimorë të jenë prioritet me të nisur vaksinimi kundër COVID-19

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASH) me një kërkesë publike iu ka drejtuar Institutit të Shëndetit Kombëtar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që me të nisur procesi i vaksinimit kundër Covid-19, në agjendën e tyre të këtij aktiviteti prioritet të kenë punëtorët e sektorit të arsimit.

Sipas SBASHK, shifrat e arritura në taskforcën qendrore në MASH, kishin dëshmuar se në periudhën e parë të këtij viti shkollor, sektori i arsimit ishte nga më të prekurit me Covid-19 dhe kjo kishte bërë që institucionet gjegjëse të merrnin vendim për përfundimin më herët të periudhës së parë të mësimit në tërë sistemin e arsimit parauniversitar të Kosovës.