Kurti pritet të takohet sot me Lajçakun, Osmani nesër

Kurti pritet të takohet sot me Lajçakun, Osmani nesër
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do qëndrojë në Kosovë për një vizitë treditore.
Gjatë së hënës ai do takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë të kësaj partie, ku thonë se Kurti do takohet me Lajçakun pasdite, duke mos përmendur orë të caktuar.
Me përfaqësuesin e BE-së do takohet edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Takimi pritet të fillojë të martën në orën 08:00, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit.
KOHA ka tentuar të komunikojë edhe me zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ndonjë takim të planifikuar me Lajçakun, mirëpo të dy partitë kanë qenë të paqasshme.
Nga zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, kanë thënë se nuk e posedojnë agjendën e takimeve të Lajçakut, derisa nuk është bërë e ditur nëse Hoti dhe përfaqësuesi i BE-së do takohen sot.
Lajçaku sot fillon vizitën treditore në Kosovë
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, sot do nis vizitën në Ballkanin Perëndimor. Vizitën e parë do ta bëj në Prishtinë, ku do qëndrojë tri ditë.
Më pas, Lajçaku do vizitojë Serbinë nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.
Ai ka planifikuar të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësues të BE-së në terren.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Specialja ua ndalon Prokurorisë e mbrojtjes qasjen te dëshmitarët e njëra-tjetrës

NATO-ja e BE-ja me mision për të parandaluar konfliktet në Ballkan

Bashkëpunimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë vlerësohet ende i zbehtë

Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë, Baerbock: Paqja në Ballkan varet nga një fije

Buxhovi: Pavarësisht ndarjes nga Shqipëria, Kosova e shqiptarët u mbijetuan planeve ogure të fqinjëve

Borrell: Do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në veri të Kosovës

Stoltenberg: NATO do të bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për ta siguruar stabilitetin në Ballkan

Blinkeni kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi në takimin me ministrat e Jashtëm të NATO-s

Nga Prishtina, Erzen Zyberaj mbërrin në Tiranë me vrap për mbi 24 orë

Osmani te Kulla e Isa Boletinit: Nëse ka nevojë, nga ky vend do të mbrohet çdo cep i territorit

Caktohet trupi gjykues i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Haradinajt
