Arbëri

Katër muaj pa targa të automjeteve, MPB-ja thotë se brenda 10 ditëve nis furnizimi

Foto: Ilustrim

Një mal problemesh ua ka shkaktuar qytetarëve mungesa katërmuajshe e targave të automjeteve. Ministria e Punëve të Brendshme i ka zëvendësuar ato me targa “provë”, të cilat kufizojnë lirinë e lëvizjes së automjeteve. Në MPB kanë thënë se targa nuk ka as tash, por se brenda 10 ditëve pritet që të nisë furnizimi me tabela RKS. Xhavit Gubetini, udhëheqës i Divizionit për Regjistrim të Automjeteve, thotë se targat e rregullta mungojnë për shkak të procedurave të ngadalta të prokurimit.

Më 15 mars bëhen katër muaj prej kur është bërë e ditur mungesa e targave të automjeteve. Kjo mungesë u ka shkaktuar probleme qytetarëve dhe kompanive të cilat janë privuar nga udhëtimet apo transportimet e mallrave jashtë Kosovës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se brenda 10 ditëve pritet të nisë furnizimi me targa

Një mal problemesh ua ka shkaktuar qytetarëve mungesa katërmuajshe e targave të automjeteve. Ministria e Punëve të Brendshme i ka zëvendësuar ato me targa “provë”, të cilat kufizojnë lirinë e lëvizjes së automjeteve. Në MPB kanë thënë se targa nuk ka as tash, por se brenda 10 ditëve pritet që të nisë furnizimi me tabela RKS. Xhavit Gubetini, udhëheqës i Divizionit për Regjistrim të Automjeteve, thotë se targat e rregullta mungojnë për shkak të procedurave të ngadalta të prokurimit.

"Prej 15 nëntorit dhe deri tani nuk kemi ende targa të rregullta. Kjo për shkak të procedurave të prokurimit dhe sipas informacioneve të fundit, tanimë veç ka përfunduar kjo procedurë dhe së shpejti pritet furnizimi me targa. Besoj brenda një jave apo 10 ditëve", ka thënë ai.