Në votat me kusht, Lëvizja Vetëvendosje prin me mbi 50 për qind

Në votat me kusht, Lëvizja Vetëvendosje prin me mbi 50 për qind
Qendra e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuar.
Nga 29.490 vota në tërësi, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 14.939 vota apo 50.6 për qind, duke qenë kështu subjekti i cili prin edhe në këto vota.
Partia Demokratike ka marrë 4997 vota apo 16.9 për qind, LDK-ja ka 2944 vota apo 9.9, AAK-ja ka 2167 apo 7.3 për qind dhe Nisma Socialdemokrate ka 1033 apo 3.5 për qind.

Nis numërimi i 56 mijë fletëvotimeve me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mëngjesin e së martës ka nisur numërimin e votave me postë. Siç ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në këtë grup hyjnë 56 mijë e 610 fletëvotime.
Ai ka thënë se pas përfundimit të këtij numërimi shënohet faza përfundimtare para daljes me rezultatet përfundimtare.
Elezi ka thënë se po punojnë maksimalisht që të shpallin rezultatin zgjedhor.
“Është e vështirë ta themi se sa ditë do të na duhet për numërimin e këtyre fletëvotimeve, sepse janë 56.610 zarfe me fletëvotime, janë 45 tavolina në të cilat do të numërohen këto vota”, ka thënë ai.
Përfundon numërimi i votave me kusht, nis ai i votave me postë
Qendra e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar procesin e numërimit të votave me kusht, ndërkaq ka filluar numërimin e atyre me postë.
Ndërkaq zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka paralajmëruar konferencë nga ora 11:00, lidhur me procesin e numërimit të këtyre votave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

22-vjet nga masakra e Sllovisë, ende kërkohet drejtësi

Furnizimi me teste PCR – shpallet fituese kompania që ndryshoi ofertën gjatë tenderimit

Kërkohet platformë dhe strategji para rinisjes së negociatave

Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Punëtori dogji autobusin për “ta frikësuar” pronarin e kompanisë që t’ia japë rrogën

4 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në dy muajt e parë të 2021-s, dyfish më shumë vdekje se në dy muajt e parë të 2020-s

Osmani dhe zyrtarët e OKB-së pajtohen për thellim të bashkëpunimit

Kurti kërkon njohjen nga Greqia

Rusia e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

17 të vdekur në 24 orët e fundit, 599 raste të reja me COVID-19
