Komunitetet kërkojnë reagimin e ndërkombëtarëve për manipulimin e Listës Serbe

Komunitetet kërkojnë reagimin e ndërkombëtarëve për manipulimin e Listës Serbe
Osman Gjueviq nga partia boshnjake Nasa Iniciatijva ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku parti të caktuara të komuniteteve tjera morën vota në qytetet ku jetojnë vetëm serbët. Për këtë parti të shumta kanë akuzuar se ka pasur manipulim nga Lista Serbe.
Ai ka thënë se kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, teksa ka paralajmëruar ndjekjen ligjore.
Gjueviq ka bërë thirrje që për rastin të reagojnë institucionet relevante dhe ndërkombëtarët.
“Ne do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjor për të garantuar vendet tona. Ftojmë institucionet relevante dhe ndërkombëtarët që të reagojnë ndaj kësaj çështje dhe të sigurojnë që mos shkelen të drejtat tona të garantuara me Kushtetutë”, ka thënë ai.
Parti boshnjake e rome kanë akuzuar Listën Serbe se ka ndikuar në shtimin e votave për parti të caktuara vetëm që të shtrijë ndikimin e saj në Kuvend, përtej 10 ulëseve të veta. Këto parti kanë marrë vota edhe në rajonet ku s’ka fare banorë të këtij komuniteti.
Marsh në Prishtinë për “uzurpimin e vendeve të garantuara në Kuvend”
Ka nisur marshi protestues i komuniteteve jo shumicë dhe i disa pjesëtareve të shoqërisë civile kundër “uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvend”.
Kjo ka ardhur pas ankesave të kandidatëve për deputetë nga radhët e komunitetit boshnjak të cilët kanë thënë se Ardiana Hoxhiq është përkrahur nga Lista Serbia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Furnizimi me teste PCR – shpallet fituese kompania që ndryshoi ofertën gjatë tenderimit

Kërkohet platformë dhe strategji para rinisjes së negociatave

Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Punëtori dogji autobusin për “ta frikësuar” pronarin e kompanisë që t’ia japë rrogën

4 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në dy muajt e parë të 2021-s, dyfish më shumë vdekje se në dy muajt e parë të 2020-s

Osmani dhe zyrtarët e OKB-së pajtohen për thellim të bashkëpunimit

Kurti kërkon njohjen nga Greqia

Rusia e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

17 të vdekur në 24 orët e fundit, 599 raste të reja me COVID-19

Ish-kryespiunët jashtë kontrollit të shtetit
