Arbëri

BE dhe SHBA, krah për krah në dialog

Koha: Zoti Lajçak, mirë se vini në KOHA, është kënaqësi që ju kemi këtu. Është gjithashtu kënaqësi që e kemi edhe z.Palmer sot (përmes video-lidhjes). Teknologjia na e ka mundësuar ta zhvillojmë këtë intervistë në këtë mënyrë. Z. Lajçak, do ta nisja me ju dhe me një pyetje. Mbrëmë keni zhvilluar shumë takime dhe gjatë ditës së sotme dhe çfarë keni nxjerrë prej këtyre takimeve me kryeministrin e ardhshëm z.Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, znj.Osmani, pastaj jeni takuar me liderët e partive politike opozitare dhe me kryeministrin në detyrë, z.Hoti? Çfarë keni nxjerrë nga këto takime?

 

Në një intervistë ekskluzive të përbashkët dhënë KOHËS, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe zv.ndihmësi i sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, thanë se Brukseli dhe Washingtoni punojnë së bashku për arritjen e një marrëveshjeje finale, e cila për SHBA-në nënkupton njohjen e ndërsjellë, ndërsa për BE-në hapjen e rrugës së anëtarësimit të Kosovës...

Koha: Zoti Lajçak, mirë se vini në KOHA, është kënaqësi që ju kemi këtu. Është gjithashtu kënaqësi që e kemi edhe z.Palmer sot (përmes video-lidhjes). Teknologjia na e ka mundësuar ta zhvillojmë këtë intervistë në këtë mënyrë. Z. Lajçak, do ta nisja me ju dhe me një pyetje. Mbrëmë keni zhvilluar shumë takime dhe gjatë ditës së sotme dhe çfarë keni nxjerrë prej këtyre takimeve me kryeministrin e ardhshëm z.Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, znj.Osmani, pastaj jeni takuar me liderët e partive politike opozitare dhe me kryeministrin në detyrë, z.Hoti? Çfarë keni nxjerrë nga këto takime?

Lajçak: Së pari, ju falënderoj shumë për këtë intervistë dhe më vjen mirë që Palmeri na është bashkuar virtualisht dhe shpresoj një ditë të dy do të jemi me ju në studio. Vizita e kësaj here në Prishtinë është e treta e imja në Kosovë prej se jam ngarkuar me këtë detyrë dhe gjithnjë është e rëndësishme të jesh këtu, dhe veçmas kësaj here është e rëndësishme, pas zgjedhjeve që kanë ndryshuar spektrin politik dhe qëllimi im parësor ishte që të takohesha me z. Kurti, i cili është kryeministër në ardhje për të diskutuar dialogun, sepse ai do të jetë partneri ynë dhe doja të sigurohesha se ai kishte informacione të plota, pasqyrim të plotë të dialogut, për strukturën, për procesin, për rezultatet dhe për shtegun para nesh. Kështu që, ne shpenzuam goxha shumë kohë me diskutimin rreth këtyre dhe unë kisha mundësinë të diskutoja edhe me znj. Osmani për dialogun. Unë e falënderova kryeministrin në detyrë, z. Hoti si partner konstruktiv në rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe për kontributin e tij për këtë proces. Dhe liderëve të partive politike PDK, LDK, AAK dhe Listës Serbe ua shpreha pritjet tona se ata do të mbështesin dialogun. Dua të them se këto parti deri tani ishin përgjegjëse për dialogun. Ato e dinë se çfarë është e rëndësishme dhe dialogu nuk është çështje për një parti, për Qeverinë, dialogu është i rëndësishëm për krejt Kosovën dhe për çdo qytetar, dhe unë pres se do të kontribuojnë të gjitha partitë politike dhe më vjen mirë që ato e kuptojnë këtë dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre për dialogun.