2 perditesime

Numri i qytetarëve të regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit është vlerësuar të ketë qenë numër rekord në krahasim me votuesit e regjistruar në zgjedhjet e kaluara. Mbi 100 mijë njerëz janë regjistruar si votues nga jashtë, megjithatë nga ta vetëm 55 për qind e tyre kanë arritur të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime si të aprovuara, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

23:14

Elezi: KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

Elezi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë të mërkurën, por ka mundësi që kjo të ndodhë.

Të martën nisi numërimi i votave nga diaspora pas përfundimit të atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Besoj që nëse arrijmë që brenda një kohe optimale gjatë ditës së mërkurë të përmbyllim procesin e numërimit, KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Menjëherë pas përfundimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë për të kryer procedurat që kryesisht kanë të bëjnë me tabulim të rezultateve dhe përgatitjes së tij për t'u publikuar. Nëse ta zëmë, do të arrinim që deri pasdite të përfundonim numërimin e këtyre votave nga jashtë vendit, besoj që në orët e mbrëmjes KQZ-ja do të mund të dalë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por për të qenë të saktë 100 për qind, pasi është vështirë të parashikosh se kur përfundon një aktivitet zgjedhor, ne do të jemi të saktë dhe do të përditësojmë informacionet”, ka thënë Elezi.

23:10

Elezi flet për pakot e refuzuara shkaku i shkeljes së kriterit të votimit familjar

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në Interaktiv të KTV-së ka folur për qindra pako të refuzuara me vota nga diaspora, shkaku i mosrespektimit të kriterit të votimit të rrethit të ngushtë familjar.

“Sa i përket arsyeve të refuzimit të këtyre pakove me fletëvotime, njëra nga arsyet është sepse janë refuzuar pasi ishin fletvotime jashtë rrethit të ngushtë familjar. Ishin 1656 raste. Kur flasim për rrethin e ngushtë familjar, nënkuptojmë familje me mbiemër të njëjtë. Në pako që kemi refuzuar dhe sipas raportit të shërbimit votues kanë qenë pako me fletëvotime, ta zëmë deri 84 zarfe të individualizuara me fletëvotime jashtë rrethit të ngushtë familjar”, ka thënë Elezi. “Kanë qenë me mbiemra të ndryshëm. Ka pasur raste 39 zarfe me fletvotime, pastaj 37 e kështu me radhë. Po flasim për vende të jashtme, ku bashkësitë familjare ta zëmë nuk shkojnë në 84 anëtarë”.

Në lidhje me hetimin e Prokurorisë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Elezi, thotë se nuk ka ndonjë informatë në lidhje me hetimet.

“Nuk e di arsyen dhe detajet e prezencës së Prokurorisë në QNR ditë më parë, për të cilat është raportuar. Natyrisht se edhe sot gjatë ditës kam pranuar pyetje nga gazetarët. Por duhet të bëhen pyetje te Prokuroria që të jap sqarime. Nuk kam kompetencë për të folur për këtë”, ka thënë Elezi.

23:05

Shtatë arsyet që çuan në refuzimin e fletëvotimeve të diasporës

Numri i qytetarëve të regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit është vlerësuar të ketë qenë numër rekord në krahasim me votuesit e regjistruar në zgjedhjet e kaluara. Mbi 100 mijë njerëz janë regjistruar si votues nga jashtë, megjithatë nga ta vetëm 55 për qind e tyre kanë arritur të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime si të aprovuara, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndërkaq që janë refuzuar 22,591 zarfe me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Elezi sqaron shtatë arsyet e refuzimit të tyre.

“Disa kanë të bëjnë me faktin, ta zëmë nga ky numër i zarfeve të refuzuara 9199 janë refuzuar sepse janë dorëzuar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në 6665 raste, pakot janë dërguar nga persona që gjatë periudhës së aplikimit për t'u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë refuzuar sepse nuk kanë plotësuar kriteret ligjore. 1325 pako që janë dërguar dy herë nga persona të njëjtë. Janë 2451 raste nga votues të paidentifikuar. 910 pako nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jovalide. 1656 raste që janë dërguar pako jashtë rrethit të ngushtë familjar dhe 385 pako të dorëzuara personalisht në postën numër 6 brenda Kosovës, pra pavarësisht se është votim nga jashtë vendit ato pako janë dorëzuar nga brenda Kosovës”, ka thënë ai në Interaktiv.