1 perditesime

Konflikte kanë shkaktuar në zyrën e Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës vendimet e fundit të marra nga ministri Arban Abrashi dhe ministrit të Brendshëm në detyrë, Agim Veliu.

19:27

Lufta e LDK-së për sekretar të Ministrisë së Infrastrukturës

Tash e tri ditë ka nisur lufta për sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Brenda dy ditësh, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar dy herë sekretarin Izedin Bytyqi.

Ai ishte caktuar sekretar në këtë ministri, në kohën kur ministër i këtij dikasteri ishte Lumir Abdixhiku i LDK-së, në Qeverinë Kurti.

Të hënën në mëngjes, Abrashi largoi Bytyqin nga pozita dhe në vendin e tij e caktoi Zymer Abdullahun, një tjetër të zyrtar të kësaj ministrie.

Abdullahu, një prej vendimeve të para që mori në ditën e parë të punës ishte ricaktimi i vetes nga pozita e udhëheqësit të divizionit për harmonizim të legjislacionit në udhëheqës të Zyrës së Sekretarit.

Por, vendimi i parë për largimin e Bytyqit nga pozita zgjati rreth 24 orë.

Një vendim i nxjerrë nga ministri Agim Veliu ka anuluar vendimin me të cilin Zymer Avdullahu është emëruar sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie, duke e konsideruar

Bytyqi të mërkurën ka tentuar të kthehet në zyrën e sekretarit, megjithatë gjatë gjithë ditës nuk është lejuar nga Abdullahu, i cili nuk ia ka liruar zyrën.

Për këtë, Bytyqi e ka njoftuar Policinë e Kosovës, që ka shkuar në këtë institucion.

Megjithatë, në fund të orarit të punës, Abrashi sërish e ka larguar nga pozita e sekretarit. Ai është pezulluar dhe ndaj tij është iniciuar masë disiplinore.
“Prej ditës së parë që jam në Ministri të Infrastrukturës jam ballafaquar me presione të grupe të interesit, të cilat pothuajse e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës, të cilët kanë bërë presion ndaj zyrtarëve të ministrisë dhe e kanë shti në borxh rreth 300 milionë euro ministrinë. Kjo është arsyeja e pezullimit tim, e nuk është arsye e kthimit në punë e Nexhat Krasniqit. Sepse atë nuk e kam kthyer unë, por e ka kthyer Këshilli i Pavarur i Mbikëqyrësve Civilë”. Qe 13 muaj, unë çdo ditë jam në presion të këtyre grupeve kriminale. Unë nuk lëshoj pe para kriminelëve dhe 5 pare nuk i jap për ta”, tha Bytyqi.

Bytyqi për herë të parë është emëruar sekretar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën e Qeverisë Mustafa.

Atëkohë ministria udhëhiqej pikërisht nga ministri Arban Abrashi. Në emër të punës së mirë në këtë institucion, me propozim të Lumir Abdixhikut, ai në kuadër të procesit të riorganizimit të ministrive kishte kaluar në Ministrinë e Infrastrukturës.

09:53

I emëruari nga Abrashi dhe i kthyeri nga Veliu e çojnë “luftë” për zyre në MI

Konflikte kanë shkaktuar në zyrën e Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës vendimet e fundit të marra nga ministri Arban Abrashi dhe ministrit të Brendshëm në detyrë, Agim Veliu.

Të hënën, Abrashi kishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të ministrisë, Izedin Bytyqin, duke e caktuar Zymer Avdullahin. Megjithatë, vendimi u anulua të nesërmen nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinim. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nënshkroi vendimin për anulim duke thënë se vendimi i Abrashit ishte i kundërligjshëm. Ai vendosi që Bytyqi të kthehet në vendin e tij të punës.

Megjithatë, sot Bytyqi s’ka arritur të hyjë në punë pasi Avdullahu nuk është duke ia lëshuar zyrën.

Siç ka mësuar KOHA, për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Abrashi e Veliu janë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.