Arbëri

Gati gjysmë milion euro pagesa për avokatët e të akuzuarve nga Specialja

Gati gjysmë milion euro pagesa për avokatët e të akuzuarve nga Specialja
 

Mbi 460 mijë euro nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar për mbështetjen financiare për avokatët mbrojtës të të akuzuarve nga Dhomat e Specializuar me seli në Hagë.

Në Ministrinë e Drejtësisë në fund të vitit të kaluar janë shqyrtuar katër kërkesa të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve për krime lufte nga Gjykata Speciale, ka bërë të ditur për KP-në, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të këtë ministri, Ardian Bajraktari.