1 perditesime
Arbëri

Grenelli: Kurti dhe VV-ja besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve

Grenelli: Kurti dhe VV-ja besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve
Foto: Ilustrim
17:23

Grenelli: Kurti dhe VV-ja besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka publikuar një pjesë të një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje të cilën kjo e fundit e kishte fshirë më herët nga rrjetet sociale.

Grenell ka vazhduar kritikat ndaj liderit të VV-së, Albin Kurtit, për qëndrimin e këtij të fundit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, ndërsa në komunikatë bëhet fjalë pikërisht për Izraelin.

“Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve. Dhe thotë se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar e mbështesin këtë krim”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, Grenell duke e përfshirë edhe këshilltarin e presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan, ka shkruar “ky është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”.

Grenelli edhe gjatë ditës së mërkurë ka akuzuar Kurtin se është kundër ambasadave të SHBA-së që prej vitesh, ndërsa një ditë më parë e kishe quajtur antiamerikan.

 

15:11

S’ndalet Grenelli: Kurti do të jetë kundër Bidenit

S’kanë të ndalur akuzat e ish të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Një ditë pasi e akuzoi se është antiamerikan, me të njëjtën Grenell ka vazhduar edhe të mërkurën.

“Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambouillet. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamas e Joe Bidenit për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për normalizimin ekonomik. Do të jetë kundër Joe Bidenit sërish. Ai padyshim është kundër Amerikës”, ka shkruar tash Grenelli.

Grenell ishte caktuar në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Ai kishte pasur mospajtime me Kurtin sa ky ishte kryeministër i vendit. Kurti madje pati akuzuar Grenellin se ishte shkaktar i rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Edhe pse Grenelli akuzon Kurtin se do të dalë kundër Bidenit, kryetari i VV-së kishte kërkuar haptas votën e shqiptarëve në SHBA për Bidenin, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.