Arbëri

Bytyqi pas pezullimit: Jam ballafaquar me presione nga grupe të interesit brenda MI-së

Bytyqi pas pezullimit: Jam ballafaquar me presione nga grupe të interesit brenda MI-së
Foto: Ilustrim
 

(Ekomonia Online) Izedin Bytyqi, që u shkarkua nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm nga ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, tha se ky vendim është i kundërligjshëm.

“Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftuar kryeministrin dhe Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty është instaluar një sekretar kinse, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiq. Ky nuk është drejtor departamenti, pra Zymer Avdullahu.”, ka thënë ai .

“Dje pasi e kam marr vendimin kam shkuar në stacion të Policisë, sepse ky person ka thënë se nuk e njeh vendimin dhe unë i kam thënë Policisë që me u marr ju me këtë dhe me ma liruar zyrën por më kanë thënë se me këtë duhet të merret prokurori”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.

“Jam ballafaqu me presione të ndryshme të grupit të interesit që e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës”, tha ai.