1 perditesime
22:53

Osmani takohet me presidentin e Senatit zviceran, Alex Kuprecht

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Zvicër, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot Alex Kuprecht, president i Senatit zviceran.

Osmani ka bërë të ditur se me këtë rast u rikonfirmua raporti i shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës e Zvicrës, në të cilin drejtim ka kontribuar edhe diaspora kosovare.

“Kuprecht konfirmoi se Zvicra do të angazhohet gjithmonë për Kosovën, gjersa diskutuam për mundësitë që ekzistojnë drejt tërheqjes së investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, fuqizimit të grave dhe krijimit të vendeve të punës për të rinjtë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

17:22

Osmani takohet me zv.presidentin e Zvicrës, Cassis, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, po e vazhdon vizitën në Zvicër, ndërsa është takuar sot me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, që është edhe në krye të Departamentit për Çështje të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili është njëherit edhe zëvendëspresident i Zvicrës.

Cassis ka njoftuar për takimin me Osmanin në T]itter, ndërsa ka thënë se Kosova është një nga shtetet prioritet të Zvicrës sa i përket bashkëpunimit të jashtëm.

“I lumtur të flas me u.d. e presidentes Vjosa Osmani për angazhimin e Zvicrës në Kosovë, diasporën e rëndësishme të Kosovës në Zvicër dhe çështjet rajonale. Kosova është një nga shtetet prioritare të Zvicrës në bashkëpunim ndërkombëtar”, ka shkruar Cassis.

Osmani sot ështëtakuar edhe me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi, ku ka diskutuar për thellimin e marrëdhëniëve mes dy vendeve.

Po ashtu është takuar edhe me Ueli Leunbergerin, nga partia e Gjelbër e Zvicrës.

Dje ajo ishte takuar me Ylfete Fanajn, kryetare e parlamentit të Luzernit.